Krishterët ortodoksë në RMV sot festojnë Buzmin

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet, transmeton Portalb.mk. Manifestimi qendror do të mbahet në sheshin “Maqedonia”. Për shkak të kësaj feste, sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion. Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin dhe me […]

Jan 6, 2025 - 08:00
 0  4
Krishterët ortodoksë në RMV sot festojnë Buzmin
Zjarri i Buzmit, foto nga Meta.mk

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet, transmeton Portalb.mk.

Manifestimi qendror do të mbahet në sheshin “Maqedonia”.

Për shkak të kësaj feste, sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion.

Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin dhe me ngritjen e flamurit të buzmit.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët me kulaç me para në të dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.

6 janari është ditë jo pune në Maqedoninë e Veriut për qytetarët e besimit ortodoks.