Kryeministri i Malit të Zi thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas rastit tragjik të djeshëm në Cetinje. Siç raporton Vijesti”, aty do të marrin pjesë edhe prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq. “Gjatë seancës, Këshilli do të fokusohet në
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas rastit tragjik të djeshëm në Cetinje.
Siç raporton Vijesti”, aty do të marrin pjesë edhe prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq.
“Gjatë seancës, Këshilli do të fokusohet në sfidat kryesore në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje, si dhe do të propozojë një sërë masash që synojnë luftimin e krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Në agjendë do të përfshihet edhe një nismë për zbatimin e veprimeve urgjente në të gjitha qytetet e vendit. Mali i Zi me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, si dhe shpalljes së konkursit publik për rekrutimin e policëve të rinj me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë”, njofton Qeveria.