Presidentja Osmani: Amerika udhëhoqi, bota demokratike i shkoi prapa në mbështetje të lirisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka folur për rolin e Amerikës për demokracinë nëpër botë. Ajo ka folur edhe për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për çlirim dhe liri. Osmani nuk e la pa e përmendur presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke

shkurt 7, 2025 - 08:00
 0  3
Presidentja Osmani: Amerika udhëhoqi, bota demokratike i shkoi prapa në mbështetje të lirisë së Kosovës
presidentja-osmani:-amerika-udhehoqi,-bota-demokratike-i-shkoi-prapa-ne-mbeshtetje-te-lirise-se-kosoves

presidentja-osmani:-amerika-udhehoqi,-bota-demokratike-i-shkoi-prapa-ne-mbeshtetje-te-lirise-se-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka folur për rolin e Amerikës për demokracinë nëpër botë.

Ajo ka folur edhe për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për çlirim dhe liri.

Osmani nuk e la pa e përmendur presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si ati themeltar i Republikës së Kosovës.

Tutje, Osmani ka folur për rrugën e Kosovës, duke thënë se gjithmonë kanë besuar në Zot dhe mbi këtë besim kanë mbajtur shpresën gjallë.

“Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara”, ka thënë Osmani ndër tjerash. /Gazeta Express