Kryeministri Kurti: Marrëdhëniet me ShBA-në, më të fuqishme se kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të marr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. E për Zërin e Amerikës, i pari i qeverisë tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të marr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.
E për Zërin e Amerikës, i pari i qeverisë tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të janë të fuqishme, ani pse ai vet nuk shkon për vizita të shpeshta atje.
“Nuk besoj se ka kurrfarë dëmtimi. Është e vërtetë që nuk ngjasoj me kryeministrat e tjerë të Republikës së Kosovës, por unë besoj se marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, Kurti shprehet se Kosova e ka partner ShBA-në.
“Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohim partnerë”, tha kryeministri.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të reja në Amerikë, ai ka disa fjalë për kandidatin për president, Donal Trump.
A”na republikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një kandidatë të pazakonshëm. Bëhet fjalë pra për ish-presidentin Trump, i cili në raport me NATO-n ka pasur vërejtjen e tij kryesore, që shtetet anëtare do të duhej që ta arrinin kuotën 2 për qind sa i përket mbrojtjes së sigurisë. Në këtë aspekt besoj se Kosova është në anën e ndritshme, pasi ne kemi arritur kuotën prej 2 për qind të Bruto produktit vendor, meqenëse i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, e kemi trefishuar shpenzimin për armatim, dhe i kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit për ushtarët e FSK-së”, tha shefi i ekzekutivit.