Hapja e Urës së Ibrit, Kurti: Kurrë nuk ka pasë më shumë konsultime dhe koordinime me shtetet aleate
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në hapjen e Urës së Ibrit është e vonuar trefish, dhe se qëllimi qarkullimit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit. Ai, në një intervistë gjatë qëndrimit të tij në ShBA, ka theksuar se nuk mund të thuhet se lëvizja e lirë vlen gjithandej vendit, […]
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në hapjen e Urës së Ibrit është e vonuar trefish, dhe se qëllimi qarkullimit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit.
Ai, në një intervistë gjatë qëndrimit të tij në ShBA, ka theksuar se nuk mund të thuhet se lëvizja e lirë vlen gjithandej vendit, por urës kryesore mbi lumin Ibër.
“Ura mbi lumin Ibër është dashtë të hapet kur u çliruar Kosova para 25-vjetëve. Ajo nuk është dashtë të jetë e mbyllur, kur Kosova e ka shpallur pavarësinë para 16-vjetëve, ajo është dashtë të jetë e hapur edhe para 8 vitesh në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit. Kësisoj, ne jemi trefish të vonuar për shumë vite”.
“Ajo çka duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin në të dy anët e lumit ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni se ne nuk mund të themi që sundimi i ligjit e lëvizja e lirë vlen gjithandej Kosovës për të gjithë tërë kohës, përveçse në urën kryesore mbi lumin Ibër”, theksoi Kurti.
Ndër tjera, i pari i ekzekutivit ka pohuar se janë duke i marrë parasysh të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet nga partnerët amerikanë dhe evropianë për çështjen e hapjes së urës.
“Kurrë nuk ka pasë më shumë koordinim dhe konsultime dhe jam opotimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirin e lëvizjes, paqen, sigurinë dhe qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt, është për komunitetin serb, për shqiptarët, për të gjitha pakicat, pra për të gjithë qytetarët e Republikës sonë demokratike. Evropa i ka shembur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet të hapim edhe këtë urë”.
Kurti u deklarua edhe rreth mundësisë së shtyrjes së afatit për hapjen e urës në fjalë, ai tha se kjo çështje nuk do të lejohet të zgjatet pafundësisht.
“Ne jemi të interesuar që hapjen ta bëjmë në bazë të planit që e kemi ndarë së bashku me partnerë amerikanë dhe evropianë. Kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri, me shqiptarët në dy komunat, kemi testuar qëndrueshmërinë teknike të urës, duhet të kujdesemi për dizajnim e zbukurimin, për pamjen vizuele të kësaj ure, këtë duhet ta bëjmë sa më parë”.
“As nuk do të befasojmë partnerët dhe aleatët amerikanë e evropian, dhe as nuk do të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, besojmë se është e nevojshme e mirë e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, ka thënë Kurti.