Partia Demokratike protestë të martën, Berisha takim virtual drejtuesit e qarqeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të zhvillohet virtualisht në orën 18:00. Mësohet se fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 Nëntor. Kreu i PD-së njoftoi në një […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.
Mbledhja do të zhvillohet virtualisht në orën 18:00.
Mësohet se fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 Nëntor.
Kreu i PD-së njoftoi në një konferencë për shtyp protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ndër të tjera ai.