Kryeministri Rama shpërndan titujt e pronësisë në Himarë: Përmbyllim zotimin për shtëpitë në zonat me probleme

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hmarë, nga ku ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme. Gjatë fjalës para banorëve t zonës, Rama theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar ky proces. Kreu i qeverisë vlerësoi kryebashkiakun e Himarës Vangjel […]

dhjetor 22, 2024 - 13:00
 0  4
Kryeministri Rama shpërndan titujt e pronësisë në Himarë: Përmbyllim zotimin për shtëpitë në zonat me probleme

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hmarë, nga ku ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme.

Gjatë fjalës para banorëve t zonës, Rama theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar ky proces.

Kreu i qeverisë vlerësoi kryebashkiakun e Himarës Vangjel Tavon, i cili sipas tij ka meritat kryesore për realizimin e këtij premtimi.

“Ky proces nuk ka qenë aspak I lehtë. Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhurnimeve dhe i shumë mbivendosjeve. Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë e shumë vitesh dhe kemi arritur që të gjithë bazën e punës së bërë në kohë e mëparshme, ta shfrytëzojmë për ti dhënë ritëm procesit. Merita e metriteve në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni, se po qe për punë, një Vangjel ka kjo zonë.”, pohoi kryeministri.

Ai premtoi investime të tjera në Himarë në infrastrukturë, që sipas Ramës do të krijojnë mundësi të reja për ekonominë e banorëve.

“Do shikoni projekte të reja që do nisim, në mënyrë që ti japim vlerë çdo metri katror, çdo shtëpie, apartamenti duke përmirësuar apartamentin dhe duke rritur cilësinë e jetës përmes investimeve përmes parkimeve publike. kemi një plan të ndërhyjmë në qendër të Himarës dhe ku fare mirë ku mund të bëhet një qendër shumë e bukur, për ta çliruar edhe më shumë energjinë, që mund të çlirojë qyteti dhe që brenda qyteti të jetë i vizitueshëm, të ketë më shumë njerëz dhe të këtë më shumë ekonomi”, theksoi Rama.