Zgjedhjet 2025, Salianji: Sondazhet tregojnë 70% pakënaqësi ndaj socialistëve, ne jemi fitues
“Pakënaqësia në nivel kombëtar ndaj qeverisë është 70%”, kështu është shprehur deputeti demokrat në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Teksa po komentonte lidhur me zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në pranverën e 2025, Salianji u shpreh se Partia Demokratike do të jetë fituese ku theksoi se Partia Socialiste […]
“Pakënaqësia në nivel kombëtar ndaj qeverisë është 70%”, kështu është shprehur deputeti demokrat në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj.
Teksa po komentonte lidhur me zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në pranverën e 2025, Salianji u shpreh se Partia Demokratike do të jetë fituese ku theksoi se Partia Socialiste do të marre më pak vota se në vitin 1992.
Ervin Salianji: Ka një përçarje masive në Partinë Sociliste në qarkun e Elbasanit për shkak të këtij emri dhe po tentohen tani që të çohen edhe emra të tjerë për të paqtuar gjakrat. Pakënaqësia në nivel kombëtar ndaj qeverisë është 70% dhe është detyra jonë që ta kthejmë atë në votë.
-Po bëni sondazhe zoti Salianji dhe si ju dalin sondazhet tuaja para zgjedhjeve?
Ervin Salianji: Jo vetëm sondazhet tona, por ju keni parë që edhe sondazhet në çdo media që nuk kanë qëndrim editorial me ne thonë se 70% janë të pakënaqur me qeverinë. Në një vend ku presioni politike dhe gjithë institucionet kontrollohen dhe përdoren nga partia shtet të shprehin pakënaqësi 70%. Edhe vetë sondazhet e Partisë Socialiste ju e keni parë që nxjerrin edhe socialistët vetë të pakënaqur.
-Po bëni sondazhe ju zoti Salianji?
Ervin Salianji: Po patjetër dhe do të jemi fitues. Partia Socialiste me zgjedhje të lira dhe të ndershme përfundon të marre më pak vota se sa ka marrë në vitin 1992.
Deputeti Salianji gjatë fjalës së tij shprehet se opozita duhet të bashkojë çdo votë kundër Edi Ramës, teksa ju bëri thirrje të gjithë opozitarëve që të bashkohen.
Ervin Salianji: Unë mendoj që ne duhet të luftojmë për çdo votë opozitare që ta bashkojmë. Nuk ka asnjë ndasi në kushtet e një autokracie bijen edhe diferencat ideologjike dhe kushdo që është kundër qeverisë duhet të bëhet bashkë. Çdo njeri që është në opozitë. Çdo formacion, individ, personalitet, segment i shoqërisë që është kundër qeverisë dhe do të bashkohet me opozitën i ka dyert e hapura. Sa më takon në qarkun e Elbasanit i kanë dyert e hapura të gjithë përfshirë edhe zonja Açka dhe të gjithë personalitetet që kanë qenë në partinë Demokratike sepse tanimë ka një Parti Demokratike, unë e kam dorën e shtrirë për të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike ka nxjerrë edhe udhëzim për t’i përfshirë në struktura dhe për të mos penguar askujt karrierën politike për shkak të qëndrime që ka pasur, të vijnë dhe të bëjmë betejën brenda partisë dhe të shprehin brenda partisë mendimet e tyre.