Meta i ashpër me SPAK: Drejtësi me regji e dumdumanëve , ulin kokën si spurdhjak
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë I pranishëm pasditen e sotme në në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së. Gjatë fjalës së tij, ai foli sërish me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme. Meta u shpreh se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama. Ai e etiketoi drejtësinë […]
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë I pranishëm pasditen e sotme në në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së.
Gjatë fjalës së tij, ai foli sërish me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Meta u shpreh se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama.
Ai e etiketoi drejtësinë si “vegël qorre të Edi Ramës”, ndërsa theksoi se ky pushtet mbahet në këmbë nga “kapja e drejtësisë dhe strategjia e kanabizimit”.
Pjesë nga fjala e Ilir Metës:
‘Sapo vijmë nga një takim i mrekullueshëm me shumë gra e zonja të nderuara që janë bashkuar me PL. Programi ynë mbi 70% është mbështetje për gratë dhe nënat. Pandëshkueshmëria e Ramës dhe Veliaj apo ndryshe e prindi 1 dhe prindi 2 apo padrejtësia e dum-dumanëve është ulëritëse. Faktet thërrasin çdo ditë. Ramaforma me katicat e saj shqiptare mbyllin sytë dhe veshët në shërbim të axhendave të Ramës. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet. Llogaridhënia është asgjësuar. Drejtuesit real të opozitës arrestohen, kërcënohen shantazhohen.
Krimi mezi e ka pritur këtë ditë drejtësi me regji të dumdumanëve. Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit. Këtë e thonë dhe raportet më serioze. E thonë mediat e pavarura si Rai 3 dhe Bild. Ka mbështetur kanabizimin e gjithë vendit. Duke blerë zgjedhjet drejtësinë por edhe figura të gjoja opozitës që kanë vlerësim për SPAK. Është vëllai i Edi Ramës i përfshirë direkt në trafikun e drogës. Është Edi Rama që ka kontakte me përfaqësues të Sinaloes. Është Edi Rama dhe Veliaj qe e kthyen Tiranën në lavatriçen e madhe. Katicat e SPAK ulin kokën si spurdhjak. Kanë falimentuar mijëra biznese. Është Rama që pronat publike i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerës heshtjen e McGonigalëve. Në këtë vend SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon apo sikur arreston disa drejtorë. Denoncimet e faktuar dhe të paraqitura nga persona publikë SPAK i mbyll. Ndërsa për shpifje të çdo ordiner nga qeveria SPAK nis hetimet.
Edhe kur faktet dhe provat ulërijnë SPAK nuk i përmend emrin Ramës dhe Veliajn. Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie. Ndërsa ministrat e Ramës bredhin të qetë mes bulevardit duke sfiduar drejtësinë. Masat shtrënguese për ministrat e Ramës, SPAK ia kërkon parlamentit,. Ndërsa për Sali Berishën i merr vetë duke përdhosur parlamentin. Krimet e rënda të Ramës, që SPAK hesht, afera e inceneratorëve, të Erion Veliajt dhe Ëngjëll Agaçit. Me aferën McGonigal ku përgjegjësitë e Ramës janë të rënda asnjë hetim nuk bën SPAK. Është vetë SPAK aty, janë takuar me McGonigal.
Në çështjen Beketi ku prej Ramës humbëm 150 milion euro, në aferën e shembjes të Teatrit Kombëtar ku ka vendim të gjykatës kushtetuese ku u prish në kulmin e pandemisë. Në aferën e portit të Durrësit ku u shkel çdo ligj dhe ku vetë BE dhe Parlamenti u shprehën qartë. Mos hetimi i të dhënave të TIMS, skandali i patronazhistëve, SPAK nisi hetimin për gazetarët që nisën këtë hetim. Ky është SPAK i katicave.’