“Jemi të dashuruar me Europën”, Rama: Nuk ka shans që Rusia të na ndryshojë mendjen
Kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag. Kreu i qeverisë theksoi se vendi ynë është i vendosur për të qenë pjesë e BE, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në union nuk do të ishte një […]
Kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag.
Kreu i qeverisë theksoi se vendi ynë është i vendosur për të qenë pjesë e BE, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në union nuk do të ishte një zgjerim i bllokut, por bashkim.
Rama u tregua i rezervuar për të thënë një kohë të caktuar se kur mund të ndodh anëtarësimi i plotë i vendit në BE, por kërkoi më shumë përfshirje të politikës së BE në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se vende si Rusia nuk mund të ndryshojnë objektivin e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE.
“Ne jemi evropianë. Kam një qasje paksa ndryshe nga ajo e Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit gjatë dy viteve të fundit, nuk ka qenë Emmanueli por Vladimiri. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos e merrte më të mirqenë që Ballkani Perëndimor është aty. Mjafton të thua që një ditë horizonti blu është i juaji, por për momentin duhet të bëni ca gjëra të tjera dhe duhet të kuptoni se është e bazuar në meritë. Por a është e bazuar në të vërtetë në meritë, nuk jam i sigurt. Nga ana tjetër zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina është zgjerim, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, praktikisht bashkim, shërben për të kuptuar se nuk ka kuptim që diçka këtu brenda të shkëputet nga organizmi se pastaj mund të bëhet burim infeksioni shumë të madh. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, në jemi evropianë, në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Evropën dhe nuk pranojmë jo për përgjigje. Ne do të jemi me BE deri në fund, ashtu sic ishim me Stalinin, edhe kur rusët vendosën që të lanin duart me Stalinin. Ne do të jemi me BE, edhe kur të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë që rinisin nga Shqipëria dhe të rindërtojmë një tjetër BE. Dua të them se jemi besnik.. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojë mendjen por nuk është e njëjta gjë në rajon. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë. Para se të jetë vonë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes. Nga ana tjetër, mund të ndodhë dhe më shpejt se problemi më i madh është të bindësh opinionin publik në të gjithë Evropën që ne po pranojmë shqiptarët dhe kjo nuk është e lehtë, është më e lehtë tani. Por nuk nënkupton se do të vazhdojë të jetë kështu pas disa vitesh sepse gjërat mund të ndryshojnë prapë. Të krijohen kushtet që pjesëtarët e Ballkani Perëndimor të jetë më i integruar politikisht në Evropë pa qenë anëtare. Të kemi së bashku mbledhje të ministrave, pa pasur pjesë BP. Besoj se mund të bëhet shumë më tepër. Mendoj se koha është e favorshme.”,-tha Rama.