Kryeparlamentari Gashi pret në takim Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë në Shkup, Anzhej Frangesh. Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi: Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Anzhej Frangesh, i dërguarin i posaçëm i Sllovenisë, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe shumëvjeçare mes dy shteteve tona. Diskutuam për angazhimin […]

shkurt 12, 2025 - 17:00
 0  3
Kryeparlamentari Gashi pret në takim Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë në Shkup, Anzhej Frangesh.

Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Anzhej Frangesh, i dërguarin i posaçëm i Sllovenisë, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe shumëvjeçare mes dy shteteve tona. Diskutuam për angazhimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për sfidat e veçanta që vendi ynë po përballet në këtë proces. U pajtuam për rëndësinë e mbështetjejes së vazhdueshme dhe intensifikimit të bashkëpunimit me aleatët si Sllovenia në këtë fazë vendimtare për vendin tonë.