Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin 30 milionësh me parametra zero

Një super përforcim nga Igli Tare. Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja. Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric dhe Granit Xhakës, ndërsa Tare […]

qershor 22, 2025 - 15:00
 0  8
Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin 30 milionësh me parametra zero

Një super përforcim nga Igli Tare.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric dhe Granit Xhakës, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim me parametra zero.

Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Rodrigo Bentancur vitin e ardhshëm me kosto zero.

Mesfushori uruguaian i skadon kontrata me Spurs në verën e vitit 2026 dhe Tare do të vihet në lëvizje që në janar.

Allegri dhe Bentancur kanë bashkëpunuar te Juventusi dhe strategu italian e dëshiron uruguaianin te Milani.