KSHPK: Të ndërpriten praktikat për marrëveshje partiake për punësime në administratën publike

KSHPK-ja thekson se shpalljet aktuale për punësim në administratën publike, nga subjekte të caktuara politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk guxojnë të jenë objekt i marrëveshjes ndërmjet strukturave politike. Çdo punësim duhet të jetë në përputhje me ligjin, sipas sistemit meritor dhe pa asnjë ndikim. “Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar rregulloret ligjore, […]

shkurt 24, 2025 - 20:00
 0  4
KSHPK: Të ndërpriten praktikat për marrëveshje partiake për punësime në administratën publike

KSHPK-ja thekson se shpalljet aktuale për punësim në administratën publike, nga subjekte të caktuara politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk guxojnë të jenë objekt i marrëveshjes ndërmjet strukturave politike. Çdo punësim duhet të jetë në përputhje me ligjin, sipas sistemit meritor dhe pa asnjë ndikim.

“Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar rregulloret ligjore, do të mundësojmë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit, do të parandalojmë sjelljet korruptive, tregtinë e influencës dhe klientelizmin partiak. Çdo deklaratë për punësime partiake “kontraktuale” në administratën publike cenon besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe gjeneron rreziqe korruptive në procedurat e punësimit”.

Antikorrupsioni njofton se, në drejtim të ushtrimit të kompetencave ligjore parandaluese, Komisioni ka kryer tashmë një inspektim antikorrupsion të ligjeve të propozuara për punësimin në sektorin publik dhe i ka vënë në dukje propozuesit rreziqet e mundshme të korrupsionit që ato gjenerojnë.