Kulmi i të sëmurëve me grip në RMV pritet në mes të shkurtit

Fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip. Sipas autoriteteve, kulmi i të sëmurëve pritet në mesin e muajit shkurt, transmeton Portalb.mk. Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje […]

Jan 20, 2025 - 14:00
 0  3
Kulmi i të sëmurëve me grip në RMV pritet në mes të shkurtit
Spital privat në RMV. Foto: Portalb.mk

Fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip. Sipas autoriteteve, kulmi i të sëmurëve pritet në mesin e muajit shkurt, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, thotë se çdo vit numri i të sëmurëve me grip rritet deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi.

Ai thotë se prej vitesh kulmi ka qenë në gjysmën e dytë të shkurtit.

“Numrat do të rriten edhe më tej, por, në krahasim me vitet e kaluara, nuk ka dallim. Edhe nëse krahasohemi me vitin e kaluar, këtë vit situata me personat që vuajnë nga gripi është disi më e mirë. Fakti që do të rritet numri i të sëmurëve nuk varet vetëm nga shkollat, e tillë është dinamika e rritjes së numrit të të sëmurëve me grip”, thotë Mehmedoviq në një deklaratë për MIA-n.

Për fëmijët që kanë zhvilluar tashmë simptoma të ngjashme me gripin, Mehmedoviq rekomandon që të izolohen dhe të mos shkojnë në shkollë.

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i cili i referohet periudhës 6-12 janar, thuhet se janë raportuar 1.053 raste të raportimeve në grup për ata që vuajnë nga gripi dhe sëmundje të ngjashme, që është 3.2 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Sa i përket moshës së të sëmurëve, 633 persona janë nga 15 deri në 64 vjeç, 179 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç,ndërsa 144 deri në katër vjeç. Nëntëdhjetë e shtatë janë mbi 65 vjeç.

Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup – 305, pasuar nga Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me 66, Kavadari me 62, ndërsa në qytetet e tjera numri i të sëmurëve është më pak ose i barabartë me pesëdhjetë.

ISHP thotë se mbrojtja më efektive kundër gripit është vaksinimi dhe e rekomandojnë atë për të gjithë popullatën.

Që nga java e dytë e vitit 2025, gjithsej 72,318 persona janë vaksinuar në vend me vaksinë gripi falas ose komerciale.

LEXO: Dy raste të reja me kollë të keqe në RMV, të infektuar janë një foshnjë pesë muajshe dhe një fëmijë katër vjeç