Sikur se në mbarë vendin edhe në shkollat e Komunës së Kumanovës viteve të fundit po vërehet ulje e numrit të nxësve të regjistruar në klasët e para. Kjo dukuri sivjet është mëse evidente pasiqë sivjet në klasë të parë janë regjistruar 970 nxënës apo 110 më pak se vitin e kaluar kur ishin të regjistruar 1080 nxënës.
“Këtë vit në shkollat fillore të komunës së Kumanovës në klasën e parë janë regjistruar 970 nxënës, që për dallim nga viti i kaluar është për 110 nxënës më pak. Vlen të theksohet se përshkak të mungesës së nxënësve shkolla periferike “Koço Racin” në fshatin Gabresh do të mbyllet, sepse nuk është regjistruar asnjë nxënës.”, – theksoi Aleksandar Jovanoviç, udhëheqës i sektorit për Arsim pran Komunës së Kumanovës.
Ndërkohë që në njërën ndër shkollat më të mëdha në Komunēn e Kumanovës “Naim Frashëri” janë rrgjistruar 130 nxënës që paraqet numër konstant të të regjisttuarve në klasë të parë.
“Ne si shkollë, këtë vit shkollorë e fillojmë me 1.135 nxënës të shpërndarë në 55 paralele. Na gëzon fakti të cilin dua edhe ta potencoj se këtë vit shkollorë në klasën e parë regjistrojmë gjithësej 130 nxënës fakt ky që na gëzon sespe në shkollën tonë nuk vërehet mungesë apo zvogëlim i numrit të nxënësve.”, theksoi mes tjerash, Muhamet Zeqiri, Drejtor i ShFK ”Naim Frashëri” në Kumanovë.
Ndër shkaqet e uljes drastike të numrit të nxënësve të regjistruar radhiten ulja e natalitetit si dhe migrimi në shtetet perëndimore bashkë me familjet e tyre.