“Kur do të na sjellësh nusen në shtëpi për të bërë dasmë tradicionale”, Armando Broja vihet në siklet gjatë emisionit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Kampionët”, që moderohet nga Marina Vjollca. Në kuadër të pyetjeve hipotetike (fiktive), Broja u vu në siklet nga ato që i parashtroi moderatorja. Krejt në fund, një pyetje që kinse iu parashtrua nga nëna e tij, sulmuesi u pyet se […]
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Kampionët”, që moderohet nga Marina Vjollca.
Në kuadër të pyetjeve hipotetike (fiktive), Broja u vu në siklet nga ato që i parashtroi moderatorja.
Krejt në fund, një pyetje që kinse iu parashtrua nga nëna e tij, sulmuesi u pyet se kur “do i çonte nuse në shtëpi për të bërë dasmë tradicionale”.
Broja më pas u vu në siklet nga kjo, ndonëse pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete ai u përgjigj me: “Ua”.
Ishte më pas Gentian Zenelaj, i cili menjëherë u inkorporua në bisedë duke i dalë në mbrojtje.
“Një herë erdhi në studio dhe e martuam djalin”, tha aktori Zenelaj.
Jeta personale e futbollistëve është një temë që zgjon gjithmonë kureshtjen dhe vëmendjen e të gjithëve në mediet e shtypit rozë.