Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë. Astrit Ibrahimi, që ka qenë i pranishëm gjatë një vizite më vonë në Kështjellën e Rambouillet, rrëfen se gjatë disa orëve të kaluara atje

shtator 16, 2025 - 00:00
 0
Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën
Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën

Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.

Astrit Ibrahimi, që ka qenë i pranishëm gjatë një vizite më vonë në Kështjellën e Rambouillet, rrëfen se gjatë disa orëve të kaluara atje dëgjoi nga vetë Thaçi për sfidat politike dhe personale që lidhen me atë periudhë historike ku mbahej Rambujeja

Ibrahimi kishte qenë fotograf i Thaçit gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.

“Sot James Rubin, mik i Kosovës dhe Presidentit Thaçi na rikujtoj vitet e Rambouillet, kur Thaçi punonte ngushtë që të bëhej Kosova shtet. E une e kujtova një vizitë që kam pasur vite më vonë bash në Kështjellën e Rambouillet, kur historia shkruhej. Kaluam pak orë bashkë në atë kështjellë dhe dëgjoja nga ai vetë për dramën politike por edhe personale për të cilën sot deshmoi Rubini. E historia dhe liria ka emër: Hashim Thaçi me shokët në Hagë”, ka shkruar Ibrahimi.