Kur i mbyllim bastoret dhe kazinotë? Bekteshi ironizon me deklaratat e VLEN-it
I sfiduam që të shfuqizojnë licencat për bastore dhe kazino – asnjë hap nga qeveria jolegjitime, edhe për ato që janë online asnjë hap. Kështu shkruan në profilin e tij The post Kur i mbyllim bastoret dhe kazinotë? Bekteshi ironizon me deklaratat e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
I sfiduam që të shfuqizojnë licencat për bastore dhe kazino – asnjë hap nga qeveria jolegjitime, edhe për ato që janë online asnjë hap. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa komenton deklaratat e zyrtarëve të VLEN-it për nisjen e mbylljes fillimisht të lojërave onlajn të fatit, ndërsa më pas edhe ato në objekte në vend.
Postimi i plotë i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi:
MASHTRIM
Kur i mbyllim bastoret dhe kazinotë?
I sfiduam që të shfuqizojnë licencat për bastore dhe kazino – asnjë hap nga qeveria jolegjitime, edhe për ato që janë online asnjë hap.
Propozuam ligj për largimi të bastoreve dhe kazinove nga shkollat- asnjë hap nga qeveria jolegjitime.
Propozuam ligj për lojra të fatit që të ketë vetëm në hotele me 5 yje- asnjë hap nga qeveria jolegjitime.
The post Kur i mbyllim bastoret dhe kazinotë? Bekteshi ironizon me deklaratat e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .