Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili u bë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Reagimi i Kurtit vjen  gati tri orë që kur  lajmin e bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me kryediplomatin e Sudanit në kuadër të Forumit Diplomatik në

Prill 13, 2025 - 00:00
 0  4
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
kurti-deklarohet-per-njohjen-nga-sudani,-permend-angazhimin-e-presidentes-osmani

kurti-deklarohet-per-njohjen-nga-sudani,-permend-angazhimin-e-presidentes-osmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili u bë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Reagimi i Kurtit vjen  gati tri orë që kur  lajmin e bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me kryediplomatin e Sudanit në kuadër të Forumit Diplomatik në Turqi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti në urimin e tij ka përmendur presidenten Osmani për angazhimin e saj në këtë drejtim

Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.
Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Njohja nga Sudani vjen ende pa u bërë një muaj nga njohja nga Kenia, një shtet tjetër afrikan. Njohja nga Kenia dhe më pas ajo nga Sudani janë njohjet e para për Kosovën pas një periudhe mbi katër vjet pa njohje, që kur Izraeli e kishte bërë një gjë të tillë.