Kurti e falënderon Poloninë për mbështetje në rrugën euroatlantike të Kosovës
Takimin e radhës në Varshavë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi, e zhvilloi me ministrin polak të Drejtësisë, Adam Bodnar. Në njoftimin e lëshuar thuhet se bashkëpunimi i afërt në çështje të sundimit të ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë përfshirë vettingun, ishin ndër […]
Takimin e radhës në Varshavë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi, e zhvilloi me ministrin polak të Drejtësisë, Adam Bodnar.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se bashkëpunimi i afërt në çështje të sundimit të ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë përfshirë vettingun, ishin ndër çështje kryesore që u diskutuan përgjatë takimit.
“Kurti theksoi përparimin që Kosova ka shënuar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që është vlerësuar edhe nga organizata ndërkombëtare. Së fundmi, raporti i kompanisë amerikane Gallup e renditi Kosovën në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të Indeksit global të Ligjit dhe Rendit”.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në Poloni dhe falënderimin për kontributin e Polonisë në misionin e NATO-s në Kosovë, i cili vazhdon edhe sot. Hapja e Misionit të Kosovës në Poloni, është dëshmi e përkushtimit tonë për bashkëpunim edhe më të madh në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.