Kurti e godet Prokurorinë Speciale nga Gjilani: Po e lufton Qeverinë, jo korrupsionin

Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale. Pasi përsëriti ato që ka shkruar në letrën drejtuar Gjykatës, Kurti akuzoi Prokurorinë se më shumë është e interesuar “të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”.

Mars 4, 2025 - 12:00
 0  4
Kurti e godet Prokurorinë Speciale nga Gjilani: Po e lufton Qeverinë, jo korrupsionin
kurti-e-godet-prokurorine-speciale-nga-gjilani:-po-e-lufton-qeverine,-jo-korrupsionin

kurti-e-godet-prokurorine-speciale-nga-gjilani:-po-e-lufton-qeverine,-jo-korrupsionin

Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Pasi përsëriti ato që ka shkruar në letrën drejtuar Gjykatës, Kurti akuzoi Prokurorinë se më shumë është e interesuar “të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”.

“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”.

“Së pari asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi ose nëse e refuzoj, kam thënë që jam jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmoj. Unë i mirëpres prokurorinë e shteti në Zyrën e Kryeministrit. Jo vetëm si dëshmitar apo edhe të pandehur. Qysh në dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasë shumë të rëndësishme dëshminë time ai do të vinte tek ne”.