Vra*sja në Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit – jep detaje si rrodhi ngjarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditës ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për vrasjen e djeshme në Bibaj të kësaj komune. Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Engjëll Zefi”, i pandehuri F.R., “për motive të ulëta, me dashje […]

gusht 17, 2024 - 20:00
 0  5
Vra*sja në Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit – jep detaje si rrodhi ngjarja
vra*sja-ne-ferizaj,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-dy-te-arrestuarit-–-jep-detaje-si-rrodhi-ngjarja

vra*sja-ne-ferizaj,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-dy-te-arrestuarit-–-jep-detaje-si-rrodhi-ngjarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditës ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për vrasjen e djeshme në Bibaj të kësaj komune.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Engjëll Zefi”, i pandehuri F.R., “për motive të ulëta, me dashje që ta privojë nga jeta”.

“I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R.,  me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, prokuroria tha se të pandehurit, në bashkëkryerje e kryen veprën penale “Vrasje e rëndë”.