Kurti, Krasniqi e Murati, sot takohen me kyetaret e komunave
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave. Sipas njoftimit do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të […]
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.
Sipas njoftimit do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me s strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Kryetarët e Komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme”, thuhet në njoftim.