Kurti: Krenar që Kosova do t`i organizojë Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur krenarinë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2023”, duke e cilësuar këtë si projektin më të madh sportiv që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë. Ai ka folur në një ceremoni të mbajtur për të shënuar dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. “Kjo ngjarje historike reflekton përkushtimin tonë

dhjetor 10, 2024 - 05:00
 0  7
Kurti: Krenar që Kosova do t`i organizojë Lojërat Mesdhetare
kurti:-krenar-qe-kosova-do-t`i-organizoje-lojerat-mesdhetare

kurti:-krenar-qe-kosova-do-t`i-organizoje-lojerat-mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur krenarinë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2023”, duke e cilësuar këtë si projektin më të madh sportiv që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë.

Ai ka folur në një ceremoni të mbajtur për të shënuar dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Kjo ngjarje historike reflekton përkushtimin tonë për të avancuar sportin dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka theksuar Kurti.

I pari i ekzekutivit kosovar ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të sportit kosovar gjatë një dekade si anëtar i KOK. “Këto rezultate përfaqësojnë fuqinë e një shteti të vogël që e sfidon botën përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit. Pra, sporti i Kosovës është simbol i vullnetit të pathyeshëm dhe shpirtit të një populli, i cili me dinjitet dhe guxim vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

I pari i qeverisë ka vlerësuar lart trajnerin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos së Kosovës, duke veçuar kampionen olimpike Majlinda Kelmendi./RTK