Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë

Një 62 vjeçar, me iniciale J.D, nga Rahoveci, është gjetur i vdekur në një kamion të një kompanie kosovare, në terminalin doganor në Kragujevc të Serbisë. Mediat atje raportojnë se personi në fjalë është gjetur rreth orës 17:00 nga një punonjës i një kompanie shpedicioni, ndërkohë mjekët të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes

dhjetor 10, 2024 - 05:00
 0  7
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë

Një 62 vjeçar, me iniciale J.D, nga Rahoveci, është gjetur i vdekur në një kamion të një kompanie kosovare, në terminalin doganor në Kragujevc të Serbisë.

Mediat atje raportojnë se personi në fjalë është gjetur rreth orës 17:00 nga një punonjës i një kompanie shpedicioni, ndërkohë mjekët të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me policinë dhe zjarrfikësit, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin, ka njoftuar edhe pronari i kompanisë, Fatmir Mustafa. Ai ka thënë se shoferi J.D., ka qenë duke transportuar xhama nga Shqipëria për në Beograd, por gjatë pasditës kanë marr lajmin për vdekjen e tij.

“Ka punuar për 10 vjet tek ne. Vëllau im ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk e kemi besuar atë që ka ndodhur. Shoferi nuk është ankuar më herët për ndonjë shqetësim shëndetësor, gjithmonë ka qenë në rregull. Ai ka arritur mbrëmë në terminalin doganor në Kragujevc rreth orës 22:20”, ka thënë Mustafa për Klan Kosova.

Për momentin, sipas Mustafës, pra pronarit të kompanisë, Verlind Trans, i ndjeri ndodhet në morg ku edhe pritet të kryhet autopsia për të kuptuar shkakun e vdekjes.