Kurti: Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Kuti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në agjendë të Qeverisë është edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës. “Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani

dhjetor 7, 2024 - 08:00
 0  6
Kurti: Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak
kurti:-mbi-200-milione-euro-investime-jane-parapare-per-rehabilitimin-e-linjes-hekurudhore-hani-i-elezit-–-leshak

kurti:-mbi-200-milione-euro-investime-jane-parapare-per-rehabilitimin-e-linjes-hekurudhore-hani-i-elezit-–-leshak

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak.

Kuti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në agjendë të Qeverisë është edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja.

Kurti në profilin e tij në Facebook ka përcjellur një video të postuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nga punimet në linjën hekurudhore.