Kurti: Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lartë figurën e ambasadorit William Walker, duke thënë se po të mos ishte ai, historia e Kosovës do të merrte tjetër kthesë. Kurti mes tjerash thekson se Walker atëbotë u tregoi të gjithëve të vërtetën për regjimin e Millosheviqit. “Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të […]

qershor 14, 2024 - 03:00
 0  11
Kurti: Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë
kurti:-pa-walkerin,-historia-e-kosoves-mund-te-kishte-marre-nje-kthese-edhe-me-te-rende

kurti:-pa-walkerin,-historia-e-kosoves-mund-te-kishte-marre-nje-kthese-edhe-me-te-rende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lartë figurën e ambasadorit William Walker, duke thënë se po të mos ishte ai, historia e Kosovës do të merrte tjetër kthesë.

Kurti mes tjerash thekson se Walker atëbotë u tregoi të gjithëve të vërtetën për regjimin e Millosheviqit.

“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë. Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social në X.

“Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Walker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë”.

“Në kohët tona më të errëta, ai i tregoi botës të vërtetën e plotë për regjimin e Millosheviqit. Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”.

Walker ishte në Kosovë për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.