Nënoficeri i FSK-së ndërron jetë në krye të detyrës, Haradinaj ngushëllon familjen e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Beqiri dhe bashkëluftëtarëve pas ndarjes nga jeta të eprorit të FSK-së, Muhamet Beqiri. Haradinaj ka thënë se Muhamet Beqiri ishte luftëtar i UÇK-së. “Muhamet Beqiri, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënoficer i FSK-së, paska ndërruar jetë në krye […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Beqiri dhe bashkëluftëtarëve pas ndarjes nga jeta të eprorit të FSK-së, Muhamet Beqiri.
Haradinaj ka thënë se Muhamet Beqiri ishte luftëtar i UÇK-së.
“Muhamet Beqiri, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënoficer i FSK-së, paska ndërruar jetë në krye të detyrës.
Ndajmë dhembjen me familjen, bashkëluftëtarët, kolegët e miqtë”, është shprehur Haradinaj.