Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre. Lidhur me këtë në platformën “X”, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nderojnë rolin e […]
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre.
Lidhur me këtë në platformën “X”, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nderojnë rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.
“Në këtë Ditë Përkujtimore, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantues i paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.
On this #MemorialDay, we join the U.S. in remembering soldiers who gave their lives in defense of freedom, equality & democracy. We also honor the U.S. military’s indispensable role in stopping genocide in 1999—and its continuing role as a guarantor of peace in our region.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 27, 2024