Ngjarjet e ditës
Ngjarjet e ditës 16 shtator 2024: 09:00- Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë dhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Nisja nga sheshi “Zahiri Pajaziti”, Prishtinë) 09:30- Mbahet ceremonia e hapjes së Javës Evropiane të Mobilitetit, që ka për qëllim të promovojë mënyrat e qëndrueshme të transportit […]
Ngjarjet e ditës 16 shtator 2024:
09:00- Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë dhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Nisja nga sheshi “Zahiri Pajaziti”, Prishtinë)
09:30- Mbahet ceremonia e hapjes së Javës Evropiane të Mobilitetit, që ka për qëllim të promovojë mënyrat e qëndrueshme të transportit dhe të inkurajojë përdorimin e biçikletave dhe transportit publik. (Parku i Taukbashqes, Prishtinë)
10:00 – 13:30- Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Agjenda:
10:00 – Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë. Merr pjesë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00 – Panairi i organizatave të shoqërisë civile (Holli i Kuvendit)
10:00 – Kuizi i Demokracisë (Oborri i Kuvendit)
11:00 – Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia: Ndikimi në demokracinë moderne”, organizuar nga D4D dhe NDI (Kuvendi i Kosovës, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:30 – Punëtori për Demokraci – Demos-i (Oborri i Kuvendit)
13:30 – Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen” (Kuvendi i Kosovës, salla 506)
11:00- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik. (Kuvendi i Kosovës, N204)
16:30- Forumi Ekonomik i Grave mban protestë paqësore, pas vendimit për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ. (Përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës)
18:00- Fondacioni “Friedrich Ebert”, Zyra në Prishtinë, organizon konferencën me temën “Puna e dyfishtë dhe puna e papaguar e grave në Kosovë”. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.