Kurti sot pret në takim ish-kryeministrin britanik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ”Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”. Konferenca do të mbahet në ora 09:00 në AShAK. Ndërkaq në ora 10:00, Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ”Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”.
Konferenca do të mbahet në ora 09:00 në AShAK.
Ndërkaq në ora 10:00, Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti më pas do e pret në takim ish- kryeministrin britanik në Qeveri në ora 10:45.
Kryeministri po ashtu do të marrë pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky organizim do të mbahet te Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.