Kurti sulm*on sërish Prokurorinë: Janë barikaduar prokurorët, është dëm për shtetin tonë, s’ndryshoj qëndrim as unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pasi ka  shpërfillur urdhrin e Gjykatës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, duke sulmuar këtë të fundit, dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës Kurti ka vlerësuar se prokurorët  janë  ‘‘barikaduar’’, në Prokurorinë Speciale dhe në Këshillin Prokurorial, duke thënë se kjo ‘‘është për të ardhur keq’’. ‘‘Ju

Mars 4, 2025 - 12:00
 0  4
Kurti sulm*on sërish Prokurorinë: Janë barikaduar prokurorët, është dëm për shtetin tonë, s’ndryshoj qëndrim as unë
kurti-sulm*on-serish-prokurorine:-jane-barikaduar-prokuroret,-eshte-dem-per-shtetin-tone,-s’ndryshoj-qendrim-as-une

kurti-sulm*on-serish-prokurorine:-jane-barikaduar-prokuroret,-eshte-dem-per-shtetin-tone,-s’ndryshoj-qendrim-as-une

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pasi ka  shpërfillur urdhrin e Gjykatës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, duke sulmuar këtë të fundit, dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kurti ka vlerësuar se prokurorët  janë  ‘‘barikaduar’’, në Prokurorinë Speciale dhe në Këshillin Prokurorial, duke thënë se kjo ‘‘është për të ardhur keq’’.

‘‘Ju e dini që zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror, mbahen për kuvend për ekzekutiv të ri. Kryeprokurorët janë aty të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo është për të ardhur keq, dhe ky është në dëm i vazhdueshëm, një padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe nuk ndryshon as udhëheqje se këto dy gjëra po duken të lidhura me njëra tjetrën, nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë’’, ka thënë ai mes tjerash.