Kurti takon edhe Ministrin e Punëve të Jashtme turke, Hakan Fidan: Diskutuam për projekte të përbashkëta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Turqi është mirëpritur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Përmes një statusi në rrjetin social, X, Kurti shkroi se me Hakan Fidan diskutua për projektet e përbashkëta ekonomike në tregti, siguri dhe mbrojtje. “Në Ankara u takova edhe me MPJ të Turqisë HakanFidan. Diskutuam bashkëpunimin e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Turqi është mirëpritur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Përmes një statusi në rrjetin social, X, Kurti shkroi se me Hakan Fidan diskutua për projektet e përbashkëta ekonomike në tregti, siguri dhe mbrojtje.
“Në Ankara u takova edhe me MPJ të Turqisë HakanFidan. Diskutuam bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u fokusuar në projekte të përbashkëta ekonomike, tregti, siguri dhe mbrojtje. E falënderova për mbështetjen në Këshillin e Evropës”, shkroi Kurti në rrjetin social, X.
Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.
In Ankara, I also met w/ Turkish MFA @HakanFidan. We discussed mutual cooperation, focusing on joint economic projects, trade, security, & defense. I thanked him for supporting in the @coe‘s Committee of Ministers & highlighted ’s role in regional peace through @NATO‘s KFOR. pic.twitter.com/nrayQ5H8Pp
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2024