Nesër Kurti fillon javën “mbarë”, pritet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
E hëna (16/12/2024) është data kur kryeministri Kurti pritet të paraqitet para Prokurorisë Speciale. Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në bazë të
E hëna (16/12/2024) është data kur kryeministri Kurti pritet të paraqitet para Prokurorisë Speciale.
Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në bazë të raportimeve në media, ka të bëjë me keqpërdorimet me rezerva shtetërore.
Kurti pas ftesës së Prokurorisë Speciale ka shkuar për vizitë në Kroaci e më pas Slloveni, ku ka takuar bashkatdhetarë atje. /Insajderi