Kurti zgjidhet kandidat i LVV-së për kryeministër, Nagavci: Të gjithë janë për, por duhet të pyes a ka abstenim apo kundër
Albin Kurti është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt. Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi njoftoi në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së se Kurti ishte i ventmi që deshi të bëhej kandidat për kryeministër. “Ne e kemi pasë vetëm një kandidat.
Albin Kurti është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt.
Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi njoftoi në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së se Kurti ishte i ventmi që deshi të bëhej kandidat për kryeministër.
“Ne e kemi pasë vetëm një kandidat. Kandidati i vetëm që është paraqitur është z. Albin Kurti, kryeministri i deritashëm”, tha ai, duke treguar se për këtë ishin mbledhur 120 nënshkrime.
Pasoi një duartrokitje e gjatë.
Glauk Konjufca tha se mund ta thotë “me krenari dhe me zë të lartë” se “kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët e shtetin tonë qysh nga pavarësia e Kosovës”.
Ai e lartësoi Kurtin, për të cilin tha se është “simboli më i shquar i Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Partitë tjera e kanë mllef jo pse Albini ekziston, por pse ai nuk është i tyre”, tha Konjufca, duke i sulmuar partitë opozitare. “Në këto zgjedhje, prandaj, ne do të kandidojmë me një kryeministër të vërtetë, kurse të tjerët do të kandidojnë me debutantë”, tha ai.
Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se të gjithë të pranishmit votuan pro kandidaturës së Kurtit.
“Edhe pse deklarimet e të gjithëve ishin për, jam e detyruar të pyes a ka abstenim ose a është dikush kundër”, tha ajo.