Kusari-Lila për Listën Serbe: S’kanë çka kërkojnë në Kuvend mbështetësit e Radoiçiqit
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e ndodhur sot në Kuvend, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca, ndërpreu seancën për shkak të pjesëmarrjes së Listës Serbe, për siç tha ai “shfaqen një herë në gjashtë muaj”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo thotë se Lista Serbe siç e ka bërë
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e ndodhur sot në Kuvend, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca, ndërpreu seancën për shkak të pjesëmarrjes së Listës Serbe, për siç tha ai “shfaqen një herë në gjashtë muaj”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo thotë se Lista Serbe siç e ka bërë zakon, i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës, por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.
“Sot ishim dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit. Po siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve”, ka shkruar Kusari-Lila.
Më tutje ajo shkroi edhe për miratimin e një grupi të ligjeve që sipas saj bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh.
Më poshtë postimi i plotë i saj: