Kuvendi miraton 600 milionë denarë shtesë për zhvillim komunal dhe projekte investuese
Sot, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Propozimin e vendimit për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë për vitin 2025, duke siguruar 600 milionë denarë shtesë për projekte infrastrukturore dhe The post Kuvendi miraton 600 milionë denarë shtesë për zhvillim komunal dhe projekte investuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Propozimin e vendimit për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë për vitin 2025, duke siguruar 600 milionë denarë shtesë për projekte infrastrukturore dhe kapitale, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e komunave në përputhje me Thirrjet publike dhe kriteret e ministrive kompetente.
Përveç kësaj shume, me anë të këtij vendimi u siguruan edhe 242.3 milionë denarë shtesë për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, të destinuara për kompensime në kuadër të mbrojtjes sociale.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, theksoi rëndësinë e vendimit për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve:
“Bëhet fjalë për sigurimin e mjeteve për realizimin e investimeve në komunat që janë pjesë e konceptit tonë të zhvillimit, veçanërisht të zhvillimit në nivel lokal. Mjetet shtesë prej 600 milionë denarësh po u vihen në dispozicion komunave për investime, që do të thotë kushte më të mira për jetesën e qytetarëve dhe shërbime më të mira nga komunat.”
Ajo shtoi se:
“Qëllimi i Qeverisë është përkrahja e zhvillimit lokal dhe njëkohësisht përkrahja e rritjes ekonomike. Me këtë vendim, mjetet i kemi shpërndarë në buxhetet e institucioneve kompetente dhe nga aty do të transferohen në komuna në përputhje me dinamikën e zbatimit të projekteve.”
Sipas vendimit të miratuar, mjetet rishpërndahen si vijon:
- 100 milionë denarë për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
- 361.2 milionë denarë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
- 62.4 milionë denarë për Ministrinë e Sportit
- 60 milionë denarë për Ministrinë e Kulturës
Rishpërndarja bëhet në bazë të projekteve të dorëzuara dhe të miratuara në Thirrjen e dytë publike, për të cilat komunat kanë shprehur interes për realizim.
Pjesa më e madhe e projekteve që do të mbështeten financiarisht janë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës lokale, arsimit, sportit, kulturës dhe mbrojtjes sociale, duke e bërë këtë vendim një shtytës të rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik të komunave në të gjithë vendin. Flaka Media
The post Kuvendi miraton 600 milionë denarë shtesë për zhvillim komunal dhe projekte investuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
