Kuvendi studentor i UKM-së: Të vazhdojë masa e subvencionimit për transportin ndërurban për studentët

Krahas kërkesës fillestare për uljen e çmimeve, apelojmë që të vazhdohet masa për subvencione për transportin ndërurban, sipas së cilës studentët gjatë vitit të kaluar kanë marrë deri në 1200 denarë në muaj, para me të cilat kanë blerë biletën për transport ndërurban, kërkojnë nga Kuvendi studentor universitar i Universitetit Shën Kirli dhe Metodi, transmeton […]

gusht 30, 2024 - 15:00
 0  6
Kuvendi studentor i UKM-së: Të vazhdojë masa e subvencionimit për transportin ndërurban për studentët
Stacioni i autobusëve në Gostivar. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Krahas kërkesës fillestare për uljen e çmimeve, apelojmë që të vazhdohet masa për subvencione për transportin ndërurban, sipas së cilës studentët gjatë vitit të kaluar kanë marrë deri në 1200 denarë në muaj, para me të cilat kanë blerë biletën për transport ndërurban, kërkojnë nga Kuvendi studentor universitar i Universitetit Shën Kirli dhe Metodi, transmeton Portalb.mk

“Nëse nuk ka mundësi të zgjatet pagesa e kësaj mase, në atë rast mendojmë se është e nevojshme të vendoset një masë për uljen e çmimeve të biletave në transportin ndërurban për studentët. Kjo jo vetëm që do të rrisë standardin e studentëve, por do të jetë edhe një motiv më i madh për nxënësit e shkollave të mesme që të vendosin për studime në një qytet tjetër, por edhe për studentët ekzistues që të udhëtojnë në qytete të tjera dhe të eksplorojnë vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e KSU-së.

Nga aty kujtojnë se kjo masë tashmë është e pranishme në Strategjinë Kombëtare për Rininë 2023-2027 në rubrikën e Arsimit në pikën 4.1.1.2 ku thuhet: “Marrja e vendimit për uljen e çmimeve të transportit me autobus ndërurban për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në territorin e të gjithë vendit dhe rritjen e linjave të rregullta”.

Kujtojmë se Ministria për Arsim dhe Shkencë nga Qeveria e kaluar për herë të fundit hapi aplikime në mars të këtij viti për mbështetjen financiare për transportin e studentëve që studiojnë jashtë vendbanimit.

Studentët duhej të jenë shtetas të RMV-së dhe studentë të rregullt në vitin akademik 2023/24 në ndonjë universitetet shtetërore.

“Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023”, njoftuan atëkohë nga Ministria.

Por tani, me ardhjen e Qeverisë së re, nuk dihet nëse kjo masë do të vazhdojë të aplikohet.