Labi i reagon Kurtit për Faton Hajrizin: Po t’ju kishte lëvduar juve dhe VV’në do ta quanit hero
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ftoi qytetarët që të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Sipas Tahiri, kryeministri nuk mund t’i ndalë mendimet e qytetarëve, ndërsa për Faton Hajrizin thotë se është hero për familjen e […]
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ftoi qytetarët që të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit.
Sipas Tahiri, kryeministri nuk mund t’i ndalë mendimet e qytetarëve, ndërsa për Faton Hajrizin thotë se është hero për familjen e tij ndonëse jo për të.
Për më tepër, Tahiri thotë se po “të ju kishte lavdëruar juve si VV dhe juve si kryeministër, ju sot do ta quanit Hero Fatonin”.
Postimi i plotë:
Kryeministër i nderuar, nuk po te paragjykoj dhe mendoj që as qytetarët nuk të paragjykojnë, por ju keni boll agjenda të ngarkuara dhe mendimet qe i kanë qytetarët për Fatonin, ju ose kushdo në institucione nuk mundet me i ndal.
Pa dyshim se gabimi që ka ikur nga burgjet e Kosovës si qytetar i Kosovës, Fatoni beri gabim, gabim ishte edhe kur ai fliste për ministrin Sveçla, ama për tema të tjera, po të ju kishte lavderuar juve si VV dhe juve si kryeminister , ju sot do ta quanit Hero Fatonin.
E njejta është sikurse që flisni për Rexhep Selimin e nuk flisni për Hashim Thaqin.
Lereni ju rehat familjen e tij e mos të ju degjojnë juve me keto deklarata sepse fundja; nese për ty e mua nuk është Fatoni hero, për familjen e tij mbetet hero i perjetshem.
Me vjen keq që beni dallime ama mos harroni se edhe ata shpirta qe i ka vrarë Serbia e i ka varrosur nëper varresa masive atje në Serbi , janë hero edhe nese kurrë eshtrat e tyre nuk gjindet!
Po ashtu; kushdo që vritet ne Serbi si shqiptar, për ta jemi kriminela, madje edhe terorista sot e asaj dite si veteran të Uçk-së të cilet kalojnë andej!
Sinqerisht dhe mendoj qe jam i drejte ne tema,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.