Togeri i FSK-së merr çmimin Dexter për performancë superiore akademike në SHBA
Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Korab Seferi, ka marrë çmimin Dexter për performancë superiore, pas përfundimit të kursit “Signal Basic Officer Leaders Course” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Toger Korab Seferi ka përfunduar me sukses të lartë kursin ‘Signal Basic Officer Leaders Course’ në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence të Shteteve […]
Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Korab Seferi, ka marrë çmimin Dexter për performancë superiore, pas përfundimit të kursit “Signal Basic Officer Leaders Course” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Toger Korab Seferi ka përfunduar me sukses të lartë kursin ‘Signal Basic Officer Leaders Course’ në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të arritjeve të larta akademike toger Seferi ka marr çmimin Dexter për performancë superiore akademike”, njofton FSK.
Sipas njoftimit, kursi bazik i Oficerëve për Sinjale ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për Doktrinën e Operacioneve Ushtarake, procedurat e udhëheqjes së trupave, procesin e vendimmarrjes ushtarake, sistemeve të informimit, planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e komunikimeve dhe menaxhimin e kërkesave për komunikim në nivel Batalioni dhe Brigade.