Lajçak dhe diplomatët amerikanë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Jim O’Brien dhe Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Emisari evropian ka shkruar në platformën ‘X’ se me diplomatët amerikanë ka diskutuar për dialogun për normalizimin e […]
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Jim O’Brien dhe Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Emisari evropian ka shkruar në platformën ‘X’ se me diplomatët amerikanë ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien nga DASH dhe Kasanof nga DASH. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.
Always useful to have a strategic discussion about the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and regional dynamics with @StateEUR O’Brien and DAS Kasanof. Looking forward to continuing our conversation next week in Brussels! pic.twitter.com/seXA06jSMT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2024