Largohen autoblindat e karabinierëve që po qëndronin mbi Urën e Ibrit
Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm prania e zakonshme e KFOR-it. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 gusht kishte rritur befasishëm praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër. Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohej se erdhi pas aksionit të Policisë […]
Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm prania e zakonshme e KFOR-it.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 gusht kishte rritur befasishëm praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër.
Sipas KFOR-it dislokime të tilla shtesë, janë pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.
“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, tha KFOR.
Mirëpo sipas pamjeve të fundit të siguruara nga Telegrafi edhe këto dy autoblinda të karabinierëve tashmë janë larguar duke mbetur vetëm prania e zakonshme e KFOR-it mbi urë./Telegrafi/