Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një letër të veçantë të babait të saj, Jusuf Gërvalla. Letra i ishte dërguar nënës së tij, Ajshes, në vitin 1980 nga Gjermania. Në një pjesë të letrës, Gërvalla citon: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja […]

tetor 2, 2024 - 03:00
 0  11
Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja
letra-prekese-e-jusuf-gervalles-per-nenen-e-tij:-rruga-e-nderes-asht-ma-e-zorshmja

letra-prekese-e-jusuf-gervalles-per-nenen-e-tij:-rruga-e-nderes-asht-ma-e-zorshmja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një letër të veçantë të babait të saj, Jusuf Gërvalla.

Letra i ishte dërguar nënës së tij, Ajshes, në vitin 1980 nga Gjermania.

Në një pjesë të letrës, Gërvalla citon: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

“Në ditëlindjen e tij të 79-të, më lejoni të ndaj me ju letrën që Babi (Jusuf Gërvalla) i dërgon nënës së tij, Nënës Ajshe,” tha Gërvalla, duke theksuar rëndësinë e mesazhit të tij.

Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë vriten vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka.

Bardhoshi dhe Kadriu vdesin në vendin e ngjarjes, Jusufi më vonë.

Kjo letër përshkruan vlerat e nderit dhe përkushtimit, që kanë karakterizuar jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës.