Liderët e koalicionit VLEN vendosën: Kryesia do të jetë organi i parë i përbashkët i partisë VLEN
Bilall Kasami (Lëvizja Besa), Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) dhe Zeqirija Ibrahimi (Alternativa), tre liderët e parive politike që e përbejnë koalicionin VLEN, në konferencën për media treguan se një nga vendimet e koalicionit është formimi i kryesisë së përbashkët të partisë VLEN, transmeton Portalb.mk. “VLEN vendosi që Kryesia të jetë i parë i përbashkët i […]


Bilall Kasami (Lëvizja Besa), Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) dhe Zeqirija Ibrahimi (Alternativa), tre liderët e parive politike që e përbejnë koalicionin VLEN, në konferencën për media treguan se një nga vendimet e koalicionit është formimi i kryesisë së përbashkët të partisë VLEN, transmeton Portalb.mk.
“VLEN vendosi që Kryesia të jetë i parë i përbashkët i VLEN-it. Që sot e tutje, do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it, dhe gjithçka do të jetë në emër dhe logo të VLEN-it”, deklaroi Kasami pas takimit.
Ai paralajmëroi se në takimet e ardhshme do të formohen organet tjera të VLEN-it, drejtuesit dhe shefat e shtabeve zgjedhore.
Kasami ndër të tjera shtoi se “grupi parlamentar i VLEN-it vazhdon me deputetët që do të vazhdojnë këtë grup parlamentar”, duke paralajmëruar se ky grup parlamentar do të ketë koordinatorin e ri, dhe çdo deputet që e përkrah këtë koordinator do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VLEN-it.
Kryesia e partisë VLEN pritet të ketë këto anëtarë: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri Stafai, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Feride Haxhiu (Lëvizja Demokratike); Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani, Fadil Zendeli (Lëvizja Besa), Zeqiria Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Llabënishta, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi (Alternativa); Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi (Vetëvendosje).
Koalicioni VLEN së fundmi u përça. AASH-ja e Taravarit vendosi që në zgjedhje të garojë me lista të veçanta. Ai pretendonte të mbetet në kuadër të koalicionit por të garojë vetë dhe të bashkëpunojë edhe me parti të tjera, si BDI apo VMRO. Të nesërmen pas këtij vendimi, u mblodhën krerët e VLEN-it, të cilët konstatuan se Taravari, me këtë veprim e ka vetëpërjashtuar veten nga koalicioni. Tani në pikëpyetje mbetet fati i dy grupeve për qëndrim më tej në Qeveri. Muajin e fundit në disa paraqitje Mexhiti dhe Kasami ia kanë treguar derën e daljes nga qeveria ASH-së, por kjo e fundit thotë se gjithçka varet nga vendimi i Mickoskit.
Koalicioni VLEN përbëhej nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Ky koalicion garoi bashkë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në maj 2024, ku morën 14 deputetë dhe janë pjesë e Qeverisë.
- LEXO: VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja me paralajmërime për fitore të mëdha në zgjedhjet lokale
- LEXO: Taravari e Snopçe nuk dalin nga qeveria pa aminin e Mickoskit
- LEXO: Fetai: ASH -Taravari mbetet në qeveri sikur nuk ka ndodhur asgјë
- LEXO: RMV, a ka gjasa të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale?
- LEXO: Mexhiti: Nga java e ardhshme do të fillojnë procedurat që VLEN-i të bëhet parti politike
- LEXO: Taravari: ASh në zgjedhjet lokale do të dalë me lista të veçanta për këshilltarë, të hapur për bashkëpunim edhe me partitë tjera