Lidhja Demokratike: Balancuesi i takon të shkuarës

Lidhja Demokratike mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të ashtuquajturve Balancuesi, mjeti i punësimit sipas përkatësisë etnike, i cili cenonte drejtpërdrejt parimin e të drejtës së garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjes së lirë të punës për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe shoqërore. “Balancuesi inkurajoi keqpërdorime të shumta […]

tetor 11, 2024 - 12:00
 0  7
Lidhja Demokratike: Balancuesi i takon të shkuarës

Lidhja Demokratike mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të ashtuquajturve Balancuesi, mjeti i punësimit sipas përkatësisë etnike, i cili cenonte drejtpërdrejt parimin e të drejtës së garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjes së lirë të punës për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe shoqërore.

“Balancuesi inkurajoi keqpërdorime të shumta dhe bëri një karikaturë të vërtetë të deklarimit të përkatësisë etnike të qytetarëve, të cilët vetëm për t’u punësuar në administratën shtetërore në mënyrë masive paraqiteshin fals si shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vlleh, boshnjakë, serbë”, thonë nga LD.

Lidhja Demokratik thekson se sistemi i meritokracisë duhet të jetë i vetmi mjet për punësimin dhe ngritjen në poste të larta drejtuese në institucionet shtetërore dhe publike.

“Sa i përket përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike, që është edhe kategori kushtetuese, është e rëndësishme të theksohet se pjesëtarët e bashkësive etnike mund të kenë përparësi në punësimin në institucionet shtetërore dhe publike në nivel kombëtar dhe lokal, vetëm nëse me të tjerë kandidatët janë të barabartë në cilësitë profesionale. Ky është thelbi i diskriminimit pozitiv që aplikohet si model i suksesshëm në disa shoqëri multietnike në Perëndim”, shtojnë nga atje.
Përkatësia etnike, shtojnë nga atej,, nuk mund dhe nuk guxon të jetë kriter për punësim dhe avancim në pozita drejtuese në institucionet publike. Ligji për përfaqësim të drejtë, i cili shpallet si zëvendësim për heqjen e të ashtuquajturit. Një balancues duhet të marrë parasysh këto standarde evropiane dhe botërore.