Lidhjet e politikës me krimin, PD do kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës

Prej disa muajsh kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës. Sot, ishte deputeti Edi Paloka i cili e përforcoi këtë thirrje, duke thënë se ky komision do të ketë si qëllim zbardhjen e lidhjeve të politikës me krimin. “Ju e dini tashmë që nga […]

shtator 30, 2024 - 15:00
 0  6
Lidhjet e politikës me krimin, PD do kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës

Prej disa muajsh kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës.

Sot, ishte deputeti Edi Paloka i cili e përforcoi këtë thirrje, duke thënë se ky komision do të ketë si qëllim zbardhjen e lidhjeve të politikës me krimin.

“Ju e dini tashmë që nga bisedat në Sky dhe Encrochat janë zbuluar lidhje të politikës me krimin dhe kjo është një nga çështjet më thelbësore.  Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin. Ju garantoj se nga informacionet që kemi ne nuk ka deputetë të opozitës të lidhur me krimin. Është përhapur një informacion i rreme në media për deputetë të opozitës, por ky informacion synon shantazhimin e deputetëve të opozitës”, tha Paloka.

Ai tha se Komisioni i së Vërtetës do të zbardhë për shqiptarët të gjitha lidhjet e politikës me krimin e organizuar.