Deputetët e PS porositen që të shmangin përplasjen me demokratët, PD bojkot Komisionin e Ligjeve

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë. Ky bojkot vjen në një kohë kur PD ka njoftuar aksionin e saj në parlament. Sot në orën 15:00 dotë mblidhet grupi parlamentar i PD për të qartësuar skenarët e aksionit në Parlament. Sipas informacioneve, shumë […]

shtator 30, 2024 - 15:00
 0  3
Deputetët e PS porositen që të shmangin përplasjen me demokratët, PD bojkot Komisionin e Ligjeve

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë.

Ky bojkot vjen në një kohë kur PD ka njoftuar aksionin e saj në parlament. Sot në orën 15:00 dotë mblidhet grupi parlamentar i PD për të qartësuar skenarët e aksionit në Parlament.

Sipas informacioneve, shumë deputet të PD kërkojnë rikthimin e bllokimit të seancave parlamentare.

Ndërkohë, deputetëve të PS u është kërkuar që të shmangin përplasjet me deputetët demokrat dhe retorikat e forta në Kuvend.