Ligji për heqjen e funksionit ‘drejtorë ekonomikë’ sot në rend dite të seancës qeveritare
Sot në seancën e Qeverisë duhet të jetë në rend dite Ligji për heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, të cilin e ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Të njëjtin mendim ka edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tashmë ka paralajmëruar se do të hiqen këto funksione, duke theksuar se duhet të […]
Sot në seancën e Qeverisë duhet të jetë në rend dite Ligji për heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, të cilin e ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Të njëjtin mendim ka edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tashmë ka paralajmëruar se do të hiqen këto funksione, duke theksuar se duhet të jetë një person që do të përgjigjet para qytetarëve, jo si më parë kur u bartën përgjegjësitë dhe nuk dihej saktësisht se të kujt ishin përgjegjësitë, transmeton Portalb.mk.
“Kështu kemi qenë dëshmitarë të bartjes së obligimeve dhe përgjegjësive dhe praktikisht nuk kemi mundur të lokalizojmë qartë se ku ka qenë përgjegjësia. Tani me këtë lëvizje do të dimë qartë se ku është lokalizuar përgjegjësia”, tha dje Mickoski, duke theksuar se në vend do të jenë më pak se njëqind zyrtarë “që janë barrë e qytetarëve”.
Taravari paralajmëroi revizion të punës së të gjitha klinikave dhe ndërrime të reja në poste drejtoresh, por thotë se nëse konstatojnë se një drejtor e ka kryer mirë detyrën, ai do të mbetet në detyrë. Fokusi i ministrisë në vitin e ardhshëm, sipas ministrit, është ende bashkimi i klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore në një spital të përgjithshëm në çdo qytet dhe digjitalizimi i shëndetësisë.
Taravari po ashtu bëri të ditur se këtë javë do të fillojnë me emërime të reja në pozita drejtoresh, përveç në Klinikën e Toksikologjisë dhe Onkologjisë, ku tashmë ka drejtues të rinj. Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti është drejtor i ri i Neurologjisë, Andon Çibishev i Toksikologjisë. Taravari ka shkarkuar dhjetëra drejtorë ekonomikë, mes tyre edhe Besija Ilazi nga Klinika e Toksikologjisë. Ai thotë se prioritet do të jetë edhe zgjidhja e situatës në Onkologji. Ai paralajmëroi edhe vende të reja pune në shëndetësi.