Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Mexhiti: Së shpejti do të dalim me konferencë për media

Kur kemi të bëjmë me ligje, me akte ligjore, secili subjekt angazhon ekspertët e vet. Ne kemi ekspertët tanë, si VLEN, profesorë eminent nga universitetet tona. Të tjerët kanë profesorët e tyre. Nuk dëmtohet procesi me daljen e ASH-së nga qeveria. Së shpejti do kemi konferencë për media. Kështu është përgjigjur zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në […]

maj 14, 2025 - 14:00
 0  4
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Mexhiti: Së shpejti do të dalim me konferencë për media
Liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Foto printscreen

Kur kemi të bëjmë me ligje, me akte ligjore, secili subjekt angazhon ekspertët e vet. Ne kemi ekspertët tanë, si VLEN, profesorë eminent nga universitetet tona. Të tjerët kanë profesorët e tyre. Nuk dëmtohet procesi me daljen e ASH-së nga qeveria. Së shpejti do kemi konferencë për media. Kështu është përgjigjur zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në pyetjen e Portalb.mk se a mund të dëmtohet procesi i gjetjes së zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe se cili është roli i profesoreshës Tanja Karakamisheva në këtë proces.

Protagonistët e VLEN tash e një kohë të gjatë vazhdimisht dalin me deklarata se është në përfundim procesi i zgjidhjes ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që nga shfuqizimi i mekanizmit juridik “Balancuesi”.

Nga ana tjetër, Arben Taravari, ditë më parë, derisa paralajmëroi daljen nga qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, tha se se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balancuesit”, duke theksuar se vazhdimisht është premtuar se do të sillet ligji për përfaqësimin adekuat, por nuk ka diçka konkrete.

Ai theksoi se ishte premtuar që ky ligj do të sillet ne nëntor, por akoma nuk prezantohet.

Kujtojmë se nga tetori i vitit të kaluar (2024) kur u shfuqizua mekanizmi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i a.q. “Balancuesi”, për punësimet në administratën publike nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike. Përgjegjësit politik nga retorika “jemi në fazën finale” kaluan në “së shpejti”.