Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti nuk i kurseu ironitë për opozitën, ku u shpreh se shqiptarët mes yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, e refuzuan këtë të fundit. Rama falenderoi po ashtu të gjithë emigrantët nëpër botë, të cilët […]

maj 14, 2025 - 22:00
 0  4
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti nuk i kurseu ironitë për opozitën, ku u shpreh se shqiptarët mes yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, e refuzuan këtë të fundit.

Rama falenderoi po ashtu të gjithë emigrantët nëpër botë, të cilët votuan në këto zgjedhje për herë të parë

Pjesë nga fjala e Edi Ramës pas fitores në zgjedhjet e 11 Majit:

Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës të një kapeleje fake Shqipëria zgjodhi yjet.

Mes korit tonë për Evropën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tiki take rreth e rrotull Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri.

Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjerë më sot për mua…Më është e pamundur të them me goj gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike jo për përmasën e fitores së PS po mbi të gjitha për momentin historik ku kjo fitore mori jetë.

Falenderim të veçantë për shqiptarë nëpër botë, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës.

Ka qenë një ushtrim, i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në europë. Shumë faleminderit nga zemra.